Vota kundër negociatave – Ambasadorja holandeze: Mbështesim perspektivën europiane dhe rrugën e reformave
Mbretëria e Bashkuar e Holandës mbështet perspektivën europiane dhe rrugën e reformave në Shqipëri”.
Mesazhi është përcjellë nga ambasadorja holandeze në vendin tonë gjatë firmosjes së një memorandum bashkëpunimi mes 2 vendeve, pak ditë pasi Holanda votoi kundër hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ndal te memorandumi i mirëkuptimit, që është pjesë e projektit për Garantimin e Integritetit në kuadër të mirëqeverisjes.
Sipas Ballukut, implementimi i këtij projekti ngre dhe indikatorët matës të proceseve administrative, në përputhje me integritetin e administratës publike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.