Votat e kandidatëve/ Në Lezhë ‘respektohet’ renditja. Mark Marku i pari nga PD, Lindita Nikolla nga PS
Në Lezhë janë numëruar votat e kandidatëve në 9 qendra votimi nga 249 që janë në total. Nga Partia Demokratike, deri tani më i votuar rezulton Mark Marku që udhëheq listën, i ndjekur nga Kastriot Piroli që është i 4 në listë dhe Salvador Kaçaj që është i 8-i në listë.
Nga Partia Socialiste deri më tani renditja e votave personale po ndjek renditjen e kandidatëve. Lindita Nikola që udhëheq listën kryeson me 550 vota, e ndjekur nga Eduard Ndreca që është i dyti dhe Shpresa Marnoj që është e treta.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.