Votimet në Maqedoni, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale – Gara e partive shqiptare për 13 komuna
Gjatë ditës së sotme në Maqedoni po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku votuesit do të zgjedhin kryetarët e 35 komunave.
Në ndryshim nga raundi i parë, në këto zgjedhje të shtetit fqinj fitues del ai që merr qoftë edhe një votë më shumë se kundërshtari.
Partitë shqiptare si Aleanca për Shqiptarët, PDSH, BDI, dhe Lëvizja Besa janë përfshirë në një garë të drejtpërdrejtë për 13 komuna.
Në komunat Gostivar, Vrapçisht Strugë, Dibër, dhe Bogovinë garojnë BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, e mbështetur nga Lëvizja Besa.
Mediat e shtetit fqinj raportojnë se PDSH dhe Lëvizja Besa e mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët do të përballen në Komunën e Studeniçanit.
Ndërkohë, në komunat Saraj, Tearcë Zhelinë, Tetovë, Çair, dhe Likovë do të përballen BDI dhe Lëvizja Besa, e mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.