“The Wall”, detajet e projektit të ri se si do të jetë televizori i së ardhmes
Më inteligjent, 100 % i lidhur e i personalizuar në gjithçka, madje dhe në dimensione. Televizori i së ardhmes na dëgjon dhe u bindet komandave tona dhe është në gjendje të na tregojë se çfarë ka mbetur në frigorifer apo se kush i bie ziles së derës sonë, deri edhe se si mund të mbyllen perdet apo të manaxhohet ndriçimi i shtëpisë.
Çfarë Samsung ka zbuluar në panairin e elektronikës që mbahet në Las Vegas është një vizion i asaj që do të mbushë murin e sallonit tonë në të ardhmen e afërt. Kompania koreane fokusohet te “MicroLed” dhe prezanton “The Wall”, një ekran gjigand prej 146 inch që përbëhet nga “led” organikë mikroskopikë që konsumojnë më pak e zgjasin më shumë si dhe krijojnë imazhe me ngjyra të shndritshme në nivele maksimale.
“The Wall-Muri” është një prototip por lë të kuptosh për ekranet e së ardhmes për të cilat kompania po punon, të cilat nuk do të jenë me dimensione të përcaktuar por do të përshtaten me hapësirat e shtëpive tona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.