Walmart dhe Target po shpenzojnë si të çmendur për të sfiduar Amazonin
Walmart, Target dhe Kroger po hapin kuletat e tyre për të shmangur Amazon. Ata po rrisin pagat minimale për të mbajtur në nivel konstant punëtorët. Dyqanet po rimodelohen për të inkurajuar disi konsumatorët në mënyrë që të shtojnë disa artikuj shtesë në shportat e tyre . Walmart, Target dhe Kroger kanë ulur çmimet për konsumatorët. Kompanitë janë optimist përballë dyqaneve apo depove në mënyrë që të ketë shitjet më të shpejta ushqimore në treg. Si fillim, Walmart, po kursen mjaft para për të përditësuar faqen e tij të internetit.
Target shiti blerjen e dyqaneve Shipt për afro 550 milionë dollarë vitin e kaluar dhe Walmart ka blerë platformën e –commerce jet.com për 3 miliard dollarë në vitin 2016. Të mërkurën, Kroger tha se ishte duke mbledhur kompaninë Home Chef në një marrëveshje me vlerë deri në 700 milion dollarë.
Javën e kaluar, zinxhiri i dyqaneve ushqimore paguante rreth 250 milion dollarë për një aksion në supermarketin britanik Ocado në mënyrë që të ndihmojë në menaxhimin e depove të automatizuara dhe duke marrë shkas kundrejt shfrytëzimit të teknologjisë digjitale në Shtetet e Bashkuara.
Lëvizjet tregojnë se shitësit ushqimor po arrijnë përtej dyqaneve të tyre për të luftuar disi Amazonin dhe për t’u përshtatur me blerjet në internet. “Ata janë duke u mbështetur në blerje, të cilat po provojnë të jenë gjithnjë tepër të shtrejta për t’u mos u përballuar nga konsumatorët”, tha Tom Gerhani, i cili është drejtor i strategjisë së klientit dhe hulumtimeve në firmën konsulentë Gartner L2.
Rinovimet e shikojnë me optimizëm zinxhirin furnizues të blerjeve duke demonstruar kostot e larta të shpinës përpara me një plan afatgjatë në kundërshtim me padurimin e Wall Street. Shpenzimet e parave të gatshme për ngritjen e operacioneve Digjitale, ndërkohë që të ulin çmimet, kanë ulur kufijtë e fitimit në Walmart, Target dhe Kroger. “Menaxhimi i kufijve për një biznes në internet është tepër i vështirë”, tha analisti Cowen Oliver Chen. “Pothuajse është si një udhëtim”.
Walmart ka ulur fitimet rreth 16% këtë vit dhe Kroger ka humbur rreth 10%. Por synimi është për të arritur deri në 9%, por aksionet kanë rënë ndjeshëm pasi kanë humbur besimin e fitimit. Pavarësisht hezitimit të Wall street në lidhje me perspektivat aftashkurtër të kompanive, Walmart, Target dhe Kroger janë të vendosur për të frenuar valën e klientëve të cilët largohen duke iu përshtatur moshës digjitale dhe ndryshimit të zakoneve të konsumatorëve. Për shembull, themeluesi Brian Cornell tha vitin e kaluar se kompania do të fillonte një përpjekje trevjeçare prej 7 miliard dollarësh për ta ripozicionuar atë në lidhje për të ardhmen. Strategjia përfshin hapjen e dyqaneve më të vogla në tregjet urbane dhe nxjerrjen e më shumë markave private etiketash.
“Ne jemi duke investuar në biznesin tonë me një pamje afatgjatë gjatë viteve apo dekadash me radhë”, tha ai. Walmart është gjithashtu duke u rritur në mënyrë galopante nga viti në vit. Kompania ka pranuar se kompania e –commerce jet.com ka dështuar në lidhje me blerësit brenda vendit, por ka filluar të blejë markat e vogla siç janë Bonobos, Modcloth. Walmart ka paguar 16 miliardë dollarë muajin e kaluar për Flipkart të Indisë, e cila u bë marrëveshja e saj më e madhe.
Kroger shpreson që marrëveshja e Ocado “do të lejojë të reagojë ndaj asaj se si klienti mund të dëshirojë të ndryshojë zakonet e tyre të blerjeve me kalimin e kohës”, tha shefi i financave John Schlotman në një konferencë për shtyp javën e kaluar. Shumë konsumatorë të Kroger janë tërhequr në Whole Foods pasi Amazon ka ulur çmimet në Whole Foods.
Të tre kompanitë shpresojnë të përdorin rrjetin e tyre masiv të dyqaneve fizike në avantazhin e tyre përsa i përket betejës së tyre kundër Amazon. Ata janë të gjithë duke u përqendruar në përpjekjet për të ashtuquajturat kliko-dhe-grumbullo, ku blerësit i urdhërojnë sendet jashtë kompjuterëve ose telefonave të tyre dhe më pas i kanë përzënë për t’i marrë ato jashtë dyqaneve. Walmart beson se 4,760 dyqane të SHBA brenda 10 miljeve të 90% të amerikanëve do të lejojnë shitësin të kalojë pasurinë e tij të patundshme në qendra tregtare që lehtë mund të përmbushin porositë në internet gjithashtu.
Do të ketë 2,100 vendtakime deri në fund të vitit. Plani synon të ketë 1,000 pika të marrjes në fund të vitit 2018 për rroba, pajisje shtëpiake dhe sende ushqimore. Dhe Kroger tha në muajin Mars ka më shumë se 1,000 vende të grumbullimit. Zgjerimi i ngritjes mund të ndihmojë këto kompani për të mbajtur në nivel mesatar shpenzimet e shtrenjta të transportit.
“Ata duhet të përdorin pasuritë e tyre kryesore për të nxitur rëndësinë dhe lidhjen me blerësit”, tha Laura Kennedy, nënkryetar i njohurive të shitjes me pakicë në Kantar Consulting. “Nëse ju jeni një shitës me pakicë të veshjeve, Walmart, ose Kroger, Amazon ka ndryshuar perceptimin e blerësve për lehtësinë dhe shpejtësinë”. Për klientët që nuk duan të marrin sende të ndryshme nëpër dyqanet e shumtë, kompanitë po rrisin përpjekjet e tyre për të dërguar artikuj të ndryshëm duke i hapur dyert e klientëve pavarësisht nga mallrat e kufizuara të reduktimit apo të përfitimit në shtëpinë tuaj.
Walmart do të ketë shpërndarjen e ushqimeve në dispozicion në rreth 800 dyqane deri në fund të vitit, dhe Target do të ketë shpërndarjen e njëjtë të ditëve për sendet e saj në afërsi të të gjitha lokacioneve të saj në 1.822 deri në atë kohë. Investimi në sende ushqimore është vendimmarrëse në kompanitë Walmart dhe Kroger për të qëndruar përpara, por po luftojnë për të mbajtur kontrollin e një biznesi tashmë të ulët. “Amazon ka bërë që ata të ndjekin ritmin e gabuar në lidhje me spektrin e fitimit “, tha Gehani.
Walmart dhe Target kanë treguar sen janë në gjendje për të kaluar kalimin në digjitale. Shitjet në internet në Walmart u rritën me 33% dhe Target –i u rrit me 28% gjatë tremujorit të fundit nga një vit më parë. Shitjet e njëjta të dyqaneve u rritën me 2.1% ndërsa kompania Walmart me 3% për sa i përket targetit në tremujorin e fundit.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.