WhatsApp bën thirrje për përditësim të aplikacionit- Dyshohet për sulm kibernetik.
Whatsapp i bën thirrje 1.5 miliardë përdoruesve të tij, për të përditësuar aplikacionin, pasi zbuloi një sulm mbikëqyrës “të përqendruar” për të injektuar softuerë spiun nëpër telefona.
WhatsApp ka nxituar të nxjerrë një sistem sigurie pasi shqetësimi, se hacker-ët mund të injektojnë softuerin e mbikëqyrjes në telefona nëpërmjet funksionit të thirrjes, u bë dhe më i madh.
Aplikacioni zbuloi një dobësi që u lejon sulmuesve të instalonin kodin e dëmshëm në iPhone dhe telefonat Android duke telefonuar një pajisje të synuar.
Kodi mund të transmetohej edhe nëse përdoruesit nuk iu përgjigjën telefonave të tyre dhe një regjistër i thirrjes shpesh zhdukej, sipas raporteve.
WhatsApp pretendon të ketë 1,5 miliardë përdorues në mbarë botën dhe u kërkoi përdoruesve të përmirësojnë aplikacionin e tyre pasi mundësoi një përditësim softueri ditën e djeshme.
Kompania, e cila është në pronësi të Facebook, tha se sulmi kishte ngjashmëri me softuere të zhvilluara për agjencitë e inteligjencës.
Ne besojmë se një numër i caktuar i përdoruesve janë vënë në shënjestër nëpërmjet kësaj cenueshmërie nga një aktor i avancuar kibernetik,” tha ‘WhatsApp’ për Financial Times.
“Ky sulm ka të gjitha shenjat dalluese të një kompanie private, e njohur për të bashkëpunuar me qeveritë duke ofruar sisteme që thuhet se marrin përsipër funksionet e sistemeve operative të telefonisë mobile”, u shprehën burime nga kompania.
Burimi: DailyMail
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.