WhatsApp përpiqet të kontrollojë lajmet e rreme në Indi, thonë studiuesit
Nacionalizmi indian si dhe kostoja e rënies së shërbimeve të telefonisë celulare po e shtyjnë gjithnjë e më shumë rritjen e lajmeve të rreme në Indi, duke ju referuar studimit nga i cili WhatsApp po përpiqet të kufizojë përhapjen e dezinformatave e shërbimeve të saj në internet.
Hulumtimi nga Shërbimi Botëror i BBC hedh dritë mbi enigmën që rrethon dezinformimin në internet dhe lajmin e rremë në demokracinë më të madhe në botë, ku popullariteti shpërthyes i aplikacionit për mesazhet në grup është i lidhur me një varg vrasjesh dhe ndjenjave në rritje anti –muslimane.
Ky studim u krye si pjesë e BBC-së Përtej serive të lajmeve të rreme. Dr Santanu Chakrabarti, themeluesi i Shërbimin Botëror të BBC, tha se hulumtimet në lajmet e rreme u përqendruan në vendet perëndimore dhe motivet e përdoruesve indianë për ndarjen e dezinformatave që shpesh u hodhën poshtë si pasojë e “mëkatit, budallallëkut apo ligësisë”.
Ai shtoi se hulumtimet e bëra nga ekipi i tij kishin arritur në përfundimin se ngritja e kryeministrit nacionalist indian, Narendra Modi, kishte bërë shumë indianë të ndjehen sikur kishin një detyrë patriotike për të përcjellë informacionin.
“Ata janë në kërkim efektiv për miratimin e sistemeve të tyre të besimit”, tha ai. “Në këto platforma, vlefshmëria e identitetit ndihmon në verifikimin e faktit.” Vala e parë e panikut mbi lajmet dhe dezinformimet në internet, që u bë shqetësim global pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, kryesisht kishte të bënte me lidhjet e përhapura në shërbimet e mediave sociale si Facebook.
Fokusi tani po zhvendoset në komunikimet e WhatsApp, të cilat janë plotësisht të koduara dhe për këtë arsye të pamundura për t’u ndjekur – duke e bërë shumë të vështirë për studiuesit dhe gazetarët që të gjykojnë me saktësi shkallën e problemit dhe të kuptojnë se si po shpërndahet informacioni.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.