Whatsapp po vendos kufizime për përdoruesit – Shkak, ngjarjet në Indi
Whatsapp po kufizon aftësinë e përdoruesve në të gjithë botën për të përcjellë mesazhe, duke qenë se si platformë po vazhdon që të fajësohet për shtimin e dhunës në Indi.
Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook, aktualisht lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe në të njëjtën kohë në sa më shumë njerëz dhe grupe që duan.
“Sot, po nisim një test për të kufizuar çuarjen e mesazheve, që do të vlejë për të gjithë ata që përdorin Whatsapp”, tha kompania në një postim të enjten .
“Në Indi, ku njerëzit dërgojnë më shumë mesazhe, foto dhe video se çdo vend tjetër në botë, ne gjithashtu do të vendosim një kufi të poshtëm prej 5 bisedave, në të njëjtën kohë do të heqim butonin e shpejtë përpara pranë mesazheve të medias”, u shpreh kompania.
Whatsapp nuk tha se cilat kufizime do të viheshin në zbatim jashtë Indisë, por një burim i njohur me situatën u shpreh për CNN se përdoruesit do të kufizoheshin në dërgimin e mesazheve kundrejt 20 bisedave në të njëjtën kohë.
Kjo është përpjekja e tretë e madhe nga kompania në këto tri javë për të ndaluar thashethemet e rreme që janë përhapur për platformën e saj. Ajo ka krijuar një opsion për të gjithë përdoruesit ku do të etiketojë mesazhet që nisen nga dërguesi. Javën e kaluar kompania filloi të botonte reklama me faqe të plota në gazetat indiane me këshilla për identifikimin e lajmit të rremë.
Gjithashtu, kohët e fundit ka shtuar një opsion që lejon administratorët e grupit që të kontrollojnë se cilët mund të postojnë mesazhe.
Një numër shumë i madh njerëzish, të gjithë të akuzuar për rrëmbimin e fëmijëve bazuar tek zhurmat e përhapura se këto kishin ardhur si rezultat i përdorimit të Whatsapp, u ekzekutuan gjatë dy muajve të fundit.
Sulmi më i fundit i javës së kaluar, në të cilin një burrë u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë, nxiti qeverinë të dërgojë paralajmërimin e tij të dytë në WhatsApp në më pak se një muaj.
“Kompania nuk po bën sa duhet për të luftuar qarkullimin e shfrenuar të mesazheve të papërgjegjshme në vëllime të mëdha”, u shpreh ministria e teknologjisë së Indisë në një deklaratë për shtyp të lëshuar të premten.
WhatsApp kohët e fundit u angazhua me Komisionin Zgjedhor dhe organizatorët politikë në Indi për të diskutuar praktikat më të mira për përdorimin e WhatsApp-it, si dhe për të parandaluar keqpërdorimin përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm
s.g/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.