Wolfgang Schäuble zgjidhet President i ri i Bundestag-ut gjerman
Pas zgjedhjeve më 24 shtator, sot u formua Bundestagu i 19-të gjerman dhe Wolfgang Schäuble (CDU) u zgjodh me shumicë votash si Presidenti i ri i parlamentit gjerman. Prej shumë vitesh Ministër Federal i Financave, Schäuble ka qenë anëtar i Bundestag-ut gjerman që nga viti 1972.
Në fjalimin e tij, Schäuble nënvizoi se në rast debatesh në parlament duhet kërkuar kompromis dhe vendimi i shumicës.
“Debati është i nevojshëm, por sipas disa rregullave. Këto rregulla përfshijnë parimin e të qenit ‘fair’”, shprehet Schäuble .
Presidenti i Bundestag-ut gjerman është pas Presidentit Federal përfaqësuesi i dytë më i lartë i Gjermanisë.
Ndër detyrat e tij më të rëndësishme janë drejtimi i seancave të Bundestag-ut, ai drejton administratën e parlamentit gjerman dhe përfaqëson Bundestagun gjerman dhe Republikën Federale të Gjermanisë edhe jashtë vendit.
os.de/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.