“Work & Study 2018” – Dita e dytë e panairit, rritet interesi i të rinjve që aplikojnë për punë
Të rinjtë, të diplomuar apo studentë, kanë interes të lartë për tu punësuar në fusha të ndryshme. Këtë gjë e tregon pjesëmarrja e madhe e tyre në ditën e dytë të panairit “Work & Study 2018” të cilët kanë qëndruar përpara stendave për t’u informuar dhe aplikuar për punësim apo praktika pranë kompanive pjesëmarrëse në Panair.
Për koordinatoren e eventit, Ornela Gaçe ky panair ofron atë çfarë kërkojnë studentët dhe është mundësia më e mirë për tu punësuar por jo vetëm. Ajo bëri të ditur se të interesuarit që nuk mund ta vizitojnë dot nga afër këtë panair mund të aplikojnë për punë online.
Panairi Work & Study 2018 ofron rreth 3 mijë vende nga 60 kompani dhe universitete. Dhe do të qëndrojë i hapur deri më 30 mars.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.