Xhafaj te Ura e Mifolit: Situata e përmbytjeve nën kontroll
Situata nga përmbytjet është nën kontroll, deklaroi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë inspektimit të masave të marra te ura e Mifolit në Vlorë.
Xhafaj tha se në terren janë 2200 forca policore, dhe detyra numër një e tyre është të shpëtojnë jetët e njerëzore.
“Le të shpresojmë që deri në fund të vazhdojmë kështu që të kemi sa më pak dëme. Në fakt Policia e Shtetit ka tre ditë që është në shërbim të përforcuar. Sot kemi në terren rreth 2220 forca policie në gjithë territorin të impenjuara drejtpërsëdrejti në këtë operacion, me rreth 400 mjete të kalueshmërisë së lartë të vëna në dispozicion të gjithë këtij procesi. Është rasti për të falënderuar policinë dhe të themi që kjo është fytyra e vërtetë e policisë. Detyra numër 1 e forcave speciale është që të shpëtojnë jetët njerëzore. Së dyti të shpëtojnë bagëtitë dhe së treti të shpërndajnë ndihma. Faza e parë është shpëtimi i jetëve njerëzore”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.