Xhelal Mziu emërton “Ramush Haradinaj” një nga rrugët e Bashkisë Kamëz
Nisma është publikuar nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili mendon se ky është nga pagëzimet më të bukura te rrugëve të qytetit.
“Ramush Haradinaj me dorëheqjen e djeshme tregoi se është një shtetar i vërtetë, një patriot dhe atdhetar, siç ka bërë çdo ditë të jetës se tij,” shkruan Mziu në faqen e tij zyrtare të Facebook.
Në njoftimit e tij ai shkruan se Bashkia Kamëz ka nderin që një rrugë të qytetit ti vendosë emrin e tribunit të lirisë dhe luftëtarit të çdo kohe në mbrojtje të interesave të Kosovës. “Kujtojmë që tashmë Haradinaj është njeri prej nesh për thjeshtësinë qe e karakterizon por edhe se ai është Qytetar Nderi i Kamzës,” vazhdon mesazhi.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.