Yanny apo Laurel? Iluzioni i ri që po çmend internetin. Ju çfarë dëgjoni?
Një klip i ri audio katër sekondëshe po ndan edhe njëherë internetin më dysh, siç bëri disa kohë më parë fustani me ngjyrë blu apo prej ari. Kësaj radhe iluzioni zanor i ndan dëgjuesit në dy grupe: ata që dëgjojnë emrin Yanni dhe ata që dëgjojnë emrin Laurel.
What do you hear?! Yanny or Laurel pic.twitter.com/jvHhCbMc8I
— Cloe Feldman (@CloeCouture) May 15, 2018
Audioja fillimisht u shfaq në Reddit, ndërsa më pash u shtri edhe në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale. Shkenca e shpjegon fenomenin me faktin se bëhet fjalë për një stimul që mund të përceptohet në dy mënyra, midis të cilave truri nuk di të vendoset. Kështu janë tre rezultate të cilat mund të përjetoni vetë: do të dëgjoni disa herë njëri emër dhe disa herë të tjera tjetrin, apo do të jeni të bindur se po dëgjoni vetëm njërin prej emrave, çka mund të jetë e nxitur dhe nga faktorë të tjerë.
Informacioni zanor që na bën të dëgjojmë Yanny është në një frekuencë valësh më të lartë se ajo që na bën të dëgjojmë Laurel. Një pjesë të diferencës mund ta bëjë edhe fakti nëse dëgjoni nga celulari, nëse dëgjoni nga bokset e kompjuterit, nëse jeni me apo pa kufje, etj.
Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, shumica e të rriturve janë më të prirur të dëgjojnë Laurel, ndërsa fëmijët janë më të orientuar tek Yanny.
Ajo çfarë dihet me siguri ndërkohë është që ky iluzion nuk është i rastësishëm, pasi zëri që dëgjojmë është elektronik dhe nëse analizojmë frekuencat, do të vëmë re që disa prej tyre janë modifikuar me qëllim për të shkaktuar këtë efekt.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.