Ylli i ‘Shark Tank’ Barbara Corcoran humbet rreth 400,000 dollarë nga një mashtrim phishing
Yllit të “Shark Tank” Barbara Corcoran i janë marrë rreth 400,000 dollarë nga një mashtrim phishing me email, tha ajo për People.
“Kam humbur 388.700 dollarë si rezultat i një zinxhiri të rremë të postës elektronike të dërguar në kompaninë time,” tha Corcoran.
“Ishte një faturë që gjoja u dërgua nga asistenti im për aprovimin e një pagese për një rinovim të pasurive të patundshme. Nuk kishte asnjë arsye për të qenë i dyshimtë pasi investoj në shumë pasuri të paluajtshme.”
Askush nuk dyshoi për asgjë deri sa asistenti i vërtetë i saj i ka dërguar një email por deri atëherë pagesa ishte bërë. Corcoran tha që ajo nuk pret të rikuperojë fondet. “Mashtruesi u zhduk dhe më thanë që është një praktikë e zakonshme dhe nuk do t’i ktheheshin paratë,” tha ajo.
Edhe pse ajo ishte viktimizuar, Corcoran po përpiqet t’i mbajë gjërat në perspektivë. “Unë u mërzita në fillim, por pastaj kujtova se ishin vetëm para,” tha ajo.
Përveç punës së saj në “Shark Tank”, Corcoran filloi The Corcoran Group, një firmë e pasurive të patundshme që ajo e shiti për 66 milion dollarë në 2001.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.