”YouTube” bllokon komentet e videove për fëmijë
YouTube ka bllokuar komentet tek videot që janë për fëmijë dhe paraqesin ‘’material jo të përshtatshëm dhe keqedukues për ta!’’
Kjo faqe ka çaktivizuar komentet mbi dhjetëra milionë video këtë javë pasi një përdorues zbuloi një rrjet ku shfaqeshin hapur materiale të cilat mund të konsideroheshin si pedofili.
Kreu i YouTube në SHBA, Matt Watson, tha se kishte gjetur raste të komentuesve të cilët ishin të tërhequr nga video me vajza të reja të cilat i ftonin të bëheshin miq, duke i ftuar të bënin biseda private.
‘’Telegraf’’ konfirmoi se të ngjashëm me këtë rrjet gjetën edhe dhjetra video me vajza të reja të cilat bënin kërcime joshëse, ushtrime yoga, gjimnastikë, not, të cilat janë parë miliona herë në YouTube. Kompania në pronësi të Google tha se që kur ranë në gjurmë të këtij rrjeti, kanë çaktivizuar komentet mbi dhjetëra milionë video që “mund të përbëjnë rrezik për fëmijët’’
“Gjatë muajve të ardhshëm, do të zgjerojmë këtë aksion për të pezulluar komentet tek videot për të vegjlit akoma dhe më shumë’’- shprehet Watson.
YouTube shtoi se një numër i vogël përdoruesish do të jenë në gjendje të mbajnë komentet e tyre aktivë, por do të kërkohet që t’i moderojnë ato në mënyrë të kujdesshme, për të sfaqur një rrezik sa më të ulët të sjelljes me natyrë ‘pedofilike’’. Kompania nuk ka thënë se si do të përzgjedhë këta përdorues ose sa kohë do të lejohen t’i mbajnë komentet nën videot e tyre.
“Ne do të punojmë me ta drejtpërdrejt dhe qëllimi ynë është të rrisim këtë numër me kalimin e kohës, pasi prezantuam një klasifikues të ri të komenteve i cili do të përmirësojë ndjeshëm evitimin e këtij fenomeni!’’- thekson kompania.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.