Youtube përditëson kufizimet e videove – Ndalon promovimin e shitjes së armëve dhe udhëzimet për përdorimin e tyre
Platforma e videove publikoi të hënën udhëzime të reja që ndalojnë videot të kenë përmbajtje që udhëzojnë formimin e një arme zjarri apo instalimin e pajisjeve të caktuara.
Rregullorja e re, e raportuar fillimisht nga Bloomberg vjen pasi platforma në pronësi të Google është kritikuar për politikat e pakta në lidhje me atë që përdoruesit e kësaj lloj përmbajtjeje mund të postojnë.
“Ne rregullisht bëjmë përditësime dhe përshtatim udhëzimet tona të zbatimit në të gjitha politikat tona. Ndërkohë që kemi ndaluar shitjen e armëve të zjarrit, së fundmi kemi njoftuar krijuesit për përditësimet e fundit që do të bëjmë rreth përmbajtjeve që promovojnë shitjen apo prodhimin e armëve të zjarrit dhe aksesorëve të tyre si “, tha zëdhënësi i Youtube në një deklaratë.
Ai gjithashtu tha se Youtube do të fillojë t’i zbatojë udhëzimet e reja në Prill, dhe se kompania nuk po ndalon demonstrimin e armëve por videot që kanë për qëllim shitjen e tyre apo pajisje të caktuara të dhe ato që video që udhëzojnë se si përdoren armët e zjarrit.
Për vite me radhë Youtube ka ndaluar shitjen e armëve të zjarrit në platformën e saj dhe gradualisht ka rritur kufizimet në videot me armë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.