Yves Saint Laurent dhe Google sjellin çantën ‘e zgjuar’, çmimi? 995 dollarë
Yves Saint Laurent, në bashkëpunim me “Project Jacquard” të Google-it, kanë prodhuar një çantë ‘të zgjuar’ shpine. Kjo e fundit, mundëson që duke shtypur rripin e çantës, të kontrollosh smartphone-in.
Çanta lejon ‘çiftëzimin’ me çdo smartphone Android apo Apple, përmes aplikacionit celular Jacquard.
Çanta ‘e zgjuar’ është në ngjyrë të zezë, në material najlon, me shumë xhepa, ndërkohë që sensori i prekjes është i vendosur në rripin e majtë. Çmimi, disi ‘i kripur’ është 995 dollarë, megjithatë, nuk ndalon ‘fansat’ e produkteve të reja dhe inovative që të përvetësojnë produktin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.