Zaptim i pronës publike dhe ndotje e mjedisit – IKMT procedon penalisht 3 shtetas dhe gjobit me 2 milion lekë një subjekt në Durrës
IKMT dhe Policia e Shtetit kanë bërë me dije se po vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.
Në këtë kuadër Policia bën me dije se janë shtuar kontrollet në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).
Sipas njoftimit është evidentuar në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje dhe për pasojë janë proceduar penalisht 3 shtetas.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh duke proceduar në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.
“Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra,” njofton Policia. “Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.”
Durrës Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zbatimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).Evidentohet në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.Procedohen penalisht 3 shtetas.Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm".
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, June 18, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.