Zbardhen 8 propozimet e biznesit të vogël për paketën fiskale! TVSH të ulet në 12 %, karburanti dhe energji me 28%, sigurimet me 40%
Veç Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, edhe shoqata e Biznesit të Mesëm dhe të Vogël ka depozituar propozimet e saj për paketën fiskale të vitit 2018 që është në proces shqyrtimi nga Kuvendi.
Kreu i shoqatës Albert Nasto bën të ditur 8 propozimet kryesore ndër të cilat kërkohet edhe ulje e TVSH-së nga 20 % në 12 %, ulje e masës së penaliteteve, ulje e kostos për karburantet e energjinë, ulje të masës së pagesës për sigurimet e detyruara etj.
Më poshtë janë 8 propozimet:
1-Ritja e pragut nga 80 të shkojë në 100 milionë lekë për t’u futur bizneset me TVSH.
2-TVSH nga 20% të jetë 12%.
3-Çdo biznes që hapet në 2018 për 2 vjet të lirohet nga çdo taksë
4-Ulja e gjobës për mosprerjen e kuponit tatimor nga 50 mijë lekë në 20-fishin e vlerës së mallit
5-Heqja e pagesës për mirëmbajtjen e kasës fiskale.
6-Ulja e energjisë dhe karburantit me 28%
7-Ulja e pagesës për sigurimet personale të detyruara me 40%.
8- Sa i përket taksës së pronës, pagesa për metra katrorë e biznesit të jetë 0.7 e vlerës së subjektit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.