Zbardhen “bosët” e fshehur – Miratohet projektligji/ Në Mars përfundon regjistrimi i pronarëve përfitues
Deri më 31 Mars 2021 bizneset dhe pronarët e tyre fundor do të pasqyrohen në një regjistër të veçantë që do të ngrihet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në fund të Janarit. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar projektligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues” me 11 vota pro dhe 7 kundër, për ta kaluar për votim në seancën e plenare të radhës. Sipas projektligjit, subjektet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, kanë detyrimin ligjor të regjistrojnë pronarin përfitues duke rregulluar të drejtat dhe detyrimet përkatëse të tyre.
Projektligji në fjalë parashikon masa ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues apo mospërmbushjes së detyrimeve ligjore të përcaktuara. Kjo iniciativë është në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.