“Zbardhen” kompanitë offshore, Gjokutaj: Regjistër me të gjithë emrat e pronarëve
Ministria e Financave ka ndërmarrë një iniciativë që synon krijimin e një regjistri kombëtar, ku do të listohen të gjithë emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri.
Drejtori i përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuaj, sqaron se ky është një detyrim i Bashkimit Evropian, që edhe vendi ynë duhet ta përmbushë me hapjen e negociatave.
Sipas tij, ngritja e këtij regjistri do të kërkojë kohë dhe do të bëhet sipas specifikave që ka vendi.
Kjo iniciativë është në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.