Zbardhet axhenda e Sofjes – Samiti mbyllet në orën 15.30, paraprihet nga biznesi
Këshilli i Bashkimit Europian ka zbardhur axhendën e plotë të samitit të shumëpritur të Sofjes, ku liderët e vendeve të unionit së bashku me liderët e institucioneve kryesore europiane do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është samiti i parë i këtij niveli që prej vitit 2003 në Selanik, dhe vjen në një kohë që Brukseli është angazhuar zyrtarisht që të integrojë rajonin.
Axhenda e datës 17 Maj, parashikon që samiti të zgjasë vetëm gjatë paradites, dhe në 15.30 gjithçka atë jetë e përfunduar. Bisedimet do të bëhen gjatë dy sesioneve plenare ndërkohë që konferenca përmbyllëse mes Donald Tusk, Jean Claude Juncker dhe Boiko Borisov do të mbahet në orën 15.00.
Ndërkohë, ditën e Mërkurë, një ditë përpara samitit, do të mbahet një forum biznesi ku të pranishëm do të jenë edhe ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri, në të cilin do të diskutohen mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme. Në datën 18 ndërkohë do të mbahet një tjetër forum ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Rama, me fokus sërish ekonominë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.