Zbardhet axhenda e takimit të nesërm të KLP / Emërohet drejtuesja e Byros së Hetimit dhe prokurorë nëpër rrethe
Ditën e nesërme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se do të mblidhet në një takim virtual, për shkak të masave që dikton pandemia. Në takim do të jenë gjithashtu të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS dhe OPDAT.
Sipas njoftimit të lëshuar nga KLP në rend të ditës do të jetë emërimi i Drejtueses së Byros Kombëtare të Hetimit, Znj. Aida Hajnaj, dhe përcaktimi i përkohshëm i znj. Armanda Xhaferri si prokurore në Elbasan, znj. Dorina Bejko në Pogradec, znj. Ollga Visi në Korçë, Julian Çafka në Gjirokastër. Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme do të shtyhet caktimi i afatit të zhvillimit të seancës dëgjimore të lidhje me procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates Elina Kombi me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.