Zbardhet Kukësi – Bashkia tender për pastrimin e rrugëve me fond limit 7.5 mln lekë
Kukësi sot është zgjuar nën petkun e bardhë të dëborës. Temperaturat kanë pësuar rënie drastike, duke shënuar 9 gradë Celsius, krahasuar me një ditë më parë.
Bashkia e Kukësit për ti paraprirë situatës problematike gjatë stinës së dimrit, siç mund të jetë bllokimi akseve rrugore nga reshjet e dendura të borës, një ditë më parë, ka hapur tenderit për ”Mirëmbajtje dhe pastrim i rrugëve nga dëbora”. Fondi limit është 7.500.000 leke (pa Tvsh). Të gjitha kompanitë që operojnë në këtë sektor kanë afat deri më 19 tetor të paraqesin kërkesën dhe ofertat e tyre.
Operatori ekonomik që do të shpallet fitues, do të nënshkruaj një kontratë me Bashkinë e Kukësit, e cila do të zgjas, nga data e nënshkrimit të kontratës dhe do të përfundojë 31 Mars 2018. Kontraktori do të këtë detyrimin e vënies në eficence dhe gatishmëri 24 orë, të një stafi tekniko-punonjës dhe të mjeteve të tij në dispozicion vetëm për kryerjen e shërbimeve te mirëmbajtjes.
Rrugëve kryesorë duhet t’i jepet përparësi e veçantë, pavarësisht nga problemi apo ngjarja që mund të ndodhë.
Sipas specifikimeve të kontratës materialet që duhen përdorur nga Kontraktori do të pajtohen me kriteret e cilësisë siç janë përcaktuar në Rregullat Teknike të Projektimit dhe Ndërtimit të Rrugëve si dhe KTZ.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.