Zbardhet vendimi/Rastet e heqjes së licencës në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit
Është botuar në Fletoren Zyrtare rregullorja për procedurat e heqjes së licencave në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror.
Në nenin 5 të këtij vendimi përcaktohen qartë rastet se kur ERE i heq licencën një subjekti të licencuar.
ERE heq një licencë kur i licencuari:
- a) nuk përmbush më kushtet thelbësore të licencës për energjinë apo gazin natyror të dhënë sipas ligjit për energjinë elektrike dhe ligjit për gazin natyror;
- b) shkel dispozitat ligjore për mbrojtjen e mjedisit gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij;
- c) rrezikon jetën, shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve;
ç) nuk kryen pagesat e rregullimit, të vendosura nga ERE, siç përcaktohet në nenin 17 të ligjit të energjisë elektrike ose nenin 14 të ligjit për gazin natyror.
- d) bëhet financiarisht i paaftë ose kërkon shpalljen e falimentimit; dh) me kërkesë të të licencuarit; e) ka pushuar së kryeri funksionet e caktuara sipas licencës.
Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën Administrative brenda 30 ditëve nga botimi ne Fletoren Zyrtare.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.