Zbardhja e aksionerëve, kërkohet shtyrja – 11 shoqata e dhoma biznesi, letër Qeverisë: Nuk mbledhim dot dokumentacionin në kohë
11 shoqata e dhoma biznesi që veprojnë në Shqipëri i kanë kërkuar Qeverisë të shyjnë hyrjen në fuqi të Ligjit për Pronarët Përfitues, I cili detyron kompanitë regjistrojnë brenda 31 marsit aksionerët apo përfituesit fundorë. Përmes një letre dërguar Ministrisë së Financave, në dijeni të Kryeministrit, shoqatat kërkojnë që afati të shtyhet deri më 31 qershor, për shkak të vështirësive që paraqet vetë platform e ngitur nga QKB, e cila duket se nuk është ende plotësisht funksionale, duke renditur edhe 4 motivet kryesore për të cilat afati actual është vështirësisht I arritshëm.
- Lidhur më këtë çështje, dëshirojmë të vëmë në dukje se pavarësisht se ka kaluar një muaj nga krijimi i regjistrit, platforma është ende në një fazë të paqartë edhe pse po përditësohet vazhdimisht nga AKSHI. Në këtë kuadër subjektet përballen me problematika të shumta, më konkretisht shumë subjekte pavarësisht përpjekjeve të njëpasnjëshme nuk arrijnë as të përfundojnë aplikimin.
- Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhemi është tepër e vështirë për investitorëvt e huaj të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Koha e gjatë për sigurimin e dokumentave (minimalisht 4 javë) dhe afati i shkurtër i vlefshmërisë sëtyre e bën pothuaj të pamundur arritjen e afatit aktual.
- Në Shqipëri operojnë një numër i konsiderueshëm kompanish të huaja që janë listuar në bursa të ndryshme, por dhe kompani qëpronari përfitues nuk është një person fizik, por një shtet i huaj. Kjo gjë ndodh me korporatat publike që operojnë në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, gjë që nënkupton një vështirësi ekstra për këto korporata që për shkak të burokracive nuk arrijnë që të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve brenda afatit kohor të përcaktuar në ligji.
- Gjithashtu janë hasur vështirësi teknike në lidhje me pajisjen me nënshkrim elektronik të shoqërive me administrator shtetas të huaj, p.sh administratori merr link-un e regjistrimit me email, por nuk arrin të marrë kodin përkatës për aktivizimin e link-ut, i cili dërgohet në numrin e telefonit. Një situatë e tillë do të shkaktonte vonesa të konsiderueshme, pasi helpdesk-u i platformës e-Albania merr kohën e nevojshme për zgjidhjen e problematikës, por në çdo rast pa caktuar një afat konkret se kur mund të jepet një zgjidhje.
Për sa më sipër, kërkojmë që të zgjatet vlefshmëria e dokumentave me origjinë të huaj deri në 90 ditë pasi është e vështirë që një subjekt i huaj të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm në vendin e origjinës, ta apostilojë, përkthejë zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe ta noterizojë në një afat kaq të shkurtër.
“Gjithashtu, nisur nga arsyet e parashtruara më sipër, kërkojmë që edhe për biznesin, njësoj si për OJF-të të shtyhet afati për aplikim deri më datë 30 Qershor 2021”, theksojnë në letër shqoatat.
Në kërkesën drejtuar Qeverisë Shqiptare janë bashkuar disa prej shoqatave më në zë të biznesit që operojnë në Shqipëri, Confindustria Albania, Dhoma Amerikane, Britanike, Gjermane, Italiane, Franceze, apo ajo Greke.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.