Zbehet perspektiva për Kinën – Pritet ngadalësimi i vrullit në fabrika, shqetëson lufta tregtare
Sektori i manifakturës në Kinë pritet të jetë ngadalësuar lehtë në Qershor, pas rritjes së fortë në muajin Maj. Megjithatë, fitimet e mëdha në industri për muajin Maj, kanë larguar shqetësimet për një ngadalësim të ekonomisë. Sektori gjigant i fabrikave në vend, pritet të përballet së shpejti me sfida të reja ndërkohë që lufta tarifore me SHBA pritet të bëhet efektive më 6 Korrik. Indeksi PMI rezultoi në 51.6 pikë në Qershor, në rënie nga muaji Maj.
Megjithatë kjo shënon 2 vite të plota të ekspansionit për sektorin e manifakturës në Kinë, që ka marrë nxitje nga vrulli i shitjes së pronave, kërkesa e fortë për mallra kinezë dhe rimëkëmbja e çmimeve të lëndëve të para. Megjithatë, ekzistojnë rreziqe në horizont, ndërkohë që zgjerimi i kreditit është ngadalësuar dhe investimet qeveritare dhe konsumi kanë rënë.
Ngadalësimi vjen ndërkohë që Presidenti Donald Trump vendos tarifa mbi 50 mld dollarë mallra kinezë dhe ka kërcënuar një shportë që arrin në 400 mld. Industria kineze nuk ka reflektuar luftën tregtare deri më tani, ndërkohë që fitimet janë rritur me 21% në Maj.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.