Zbulimi historik – 41 “kupa ylberi” nga 2000 vite më parë!
Një arkeolog vullnetar ka zbuluar një grumbull të lashtë monedhash kelte, në Brandenburg, një qytet në Gjermaninë verilindore.
Vlera e këtyre monedhave llogaritet të jetë tepër e madhe dhe sipas Ministres së Kulturës në Brandenburg janë prerje që datojnë më shumë se 2000 me parë, e në të njëjtën kohë mendohet të jenë thesari i parë i nohur i arit kelt. 41 monedhat e gjetura nga arkeologu vullnetar njihen me emrin “regenbogenschüsselchen”, përkthyer në shqip “kupa ylberi”.
Emri bazohet në një legjendë të lashtë se ka një enë ari në fund të një ylberi dhe se monedhat u gjetën kur një ylber preku tokën.Ndër të tjera Wolfgang Herkt, arkeologi që bëri zbulimin është shprehur për mediat se kjo ka qënë ndër gjetjet e tij më të jashtëzakonshme.
“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që ju ndoshta e bëni vetëm një herë në jetë. Është një ndjenjë e mirë të mund të kontribuosh në hulumtimin e historisë së vendit me një gjetje të tillë.’, kanë qënë fjalët e Herkt.
Nga 41 monedha ari, 19 janë monedha të njohura si staterë, të cilët kanë një diametër prej 2 centimetra dhe një peshë mesatare prej 7,3 gram dhe 22 janë 1/4 staterë, të cilët kanë një diametër më të vogël prej 1,4 cm dhe një peshë mesatare prej 1,8 g. /LIVESCIENCE
Vjola Gremi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.