Zbulimi i vaksinës nga Moderna / Aksionet e kompanisë rriten 15%
Aksionet e Moderna kërcyen deri në 15% në tregtinë e së hënës pasi kompania njoftoi se vaksina e saj është zyrtarisht 94.5% efektive.
Prodhuesi i barnave amerikane tha se një grup i pavarur ekspertësh gjetën shenja të qarta të efektivitetit pasi shqyrtuan të dhënat paraprake nga një studim i vazhdueshëm prej 30,000 personash.
Kompania planifikon të paraqesë një kërkesë për Autorizimin e Përdorimit Emergjent me FDA të SHBA në javët e ardhshme në bazë të analizës përfundimtare të 151 rasteve dhe një ndjekjeje mesatare prej më shumë se 2 muaj.
Vaksina e Modernës është programi i dytë i madh i vaksinave që njofton suksesin në një provë të fazës së vonë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.