Zbulohet lista sekrete e kodeve të Netflix – Zhbllokon nënkategoritë e filmave dhe serialeve
Kodet hapin një botë krejtësisht të re të dokumentarëve dhe filmave nga dhjetëra zhanre të ndryshme në platformën popullore të argëtimit. Lajm i mirë për përdoruesit e Netflix – është se tani mund të përdorin kodet e fshehura për ta bërë më të lehtë kërkimin në web.
Jo të gjitha kategoritë shfaqen kur kërkojmë Netflix por tashmë mund të aksesohet në çdo kategori thjesht duke shtypur një kod në URL. Ndryshimi i shifrave të kodit në fund do të thotë që ju mund të kërkoni nëpër të gjitha kategoritë në shërbimin e popullarizuar streaming.
Pra, nëse jeni fans i filmave aksion dhe aventurë, dramave biografike ose komedive klasike, kodet e fshehura do t’ju lejojnë të hapni më shumë nën-zhanre për t’u parë.
Kodet nuk punojnë kudo megjithatë – varësisht nga vendndodhja juaj dhe adresa IP ju mund të kufizoheni vetëm në disa prej zhanreve.
Si përdoren këto kode të Netflix?
- Kopjoni URL – http://www.netflix.com/browse/genre
- … në fund të URL shtoni kodin që dëshironi nga lista më poshtë
Për shembull: http://www.netflix.com/browse/genre/1365 – Aksion dhe aventurë
- Aksion dhe aventurë: 1365
- Thriller Aksion: 43048
- Aventurë: 7442
- Dosjet biografike: 3652
- Dramat Klasike: 29809
- Komedi: 6548
- Dokumentarë: 6839
- Dramat: 5763
- Filma Fantazi: 9744
- Filma Horror: 8711
- Filma indian: 10463
- TV për fëmijë: 27346
- Misteret: 9994
- Thriller psikologjike: 5505
Listën e gjeni më të detajuar në:
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.