Zbulohet modeli më i ri iPhone XS – Ja veçoritë e tij
Tiparet e iPhone X së shpejti do të shkojnë drejt pjesës tjetër të linjës së smartphone të Apple. CEO i Apple, Tim Cook pritet të njoftojë një grup të ri të iPhone të mërkurën në Cupertino të Kalifornisë. Kompania zbulon versionin më të fundit të iPhone, si dhe ҫdo rënie përpara sezonit të blerjeve të festave.
‘Anija’ e Apple, iPhone X mund të ketë një përmirësim të vogël këtë vit, por kompania mund të zgjerojë elementët kryesorë të dizajnit të saj. Pritet të hiqet butoni fizik dhe sensori i gjurmëve të gishtërinjve në iPhonet e rinj si dhe të zëvendësohet me gjeste rrëshqitëse dhe teknologjinë e zbulimit të fytyrës që gjendet në iPhone X.
Ashtu si në pajisjet me ekran 5.8 inҫ, ekrani do të jetë më i madh tek skajet. Sipas raporteve nga Blommberg, i cili pretendon se ka marrë fotot e zbuluara të pajisjeve të reja, modeli i përditëuar i Apple do të quhet iPhone XS.
Pajisja mund të duket e njëjtë me paraardhësin e tij, por përfshin përmirësime të brendshme si një proҫesor më të shpejtë dhe aparat të përditësuar. Modeli i ri do të ketë madhësinë e ekranit 6.1 inç.
Për të apasionuarit pas iPhone, Apple pritet të sjellë modele të reja të ngjashëm me iPhone X me koston më të ulët, të cilat do të kenë edhe ngjyra të ndryshme.
Ekspertët besojnë se këto veçori do të rrisinn çmimin e modelit të iPhone. Ndërkohë që tregu i telefonave ‘të mençur’ nuk ka shumë hapësirë për rritje dramatike të vëllimit të shitjeve, në fund të fundit, iPhone ekzistues X është $999. Sipas analistit të Forrester, Thomas Husson, Apple mund të mbajë pjesën e saj të tregut dhe të rrisë çmimin mesatar të shitjes së iPhone.
Apple Watch do të vijë gjtihashtu me risi, që përfshijnë dizajn të ri dhe ekran më të madh. Vitin e kaluar, Apple përmendi një matës ngarkimi të quajtur AirPower, por kjo pajisje nuk u përmend më kurrë nga kompania. Aparati i bardhë i sheshtë do të ngarkonte iPhone, Apple Watch dhe Airpods në të njëjtën kohë pa pasur nevojë të lidhet me to.
f.p/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.