Zbulohet molekula nga shkencëtaret italianë që parandalon sëmundjen e Alzheimerit
Një grup studiuesish nga Fondacioni Ebri “Rita Levi-Montalcini” kanë zbuluar një molekulë që “rinovon” trurin duke bllokuar sëmundjen e Alzheimerit në fazën e parë. Kjo molekulë është antitrupa “A13”, i cili promovon shfaqjen e neuroneve të reja, duke kundërvepruar kështu defektet që shoqërojnë fazat e hershme të sëmundjes.
Një strategji, sipas shkencëtarëve, e cila hap mundësi të reja për diagnostikimin dhe trajtimin.
Studimi, tërësisht italian, u krye në minj që, të trajtuar me molekulë, rifilluan prodhimin e qelizave neuronale në një nivel pothuajse normal. Studiuesit u koordinuan nga Antonino Cattaneo, Giovanni Meli dhe Raffaella Scardigli në bashkëpunim me “Scuola Normale Superiore” të Pizës dhe Departamentin e Biologjisë të Universitetit të Roma Tre. Studimi u botua në revistën “Cell Death and Difference.”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.