Zbulohet në Kanada shpella gjigande, e pashkelur ndonjëherë! Mendohet se fsheh një sekret
Një shpellë e sapo zbuluar në një luginë të largët në Parkun Provincial të “Ëells Grey” të “British Columbia” mund të jetë më e madhja në vend. Kjo shpellë u zbulua nga ekuipazhi i helikopteri nga Ministria e Mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në mars, kur ata po kryenin një regjistrim filmik drerësh përmes pjesës verilindore të parkut.
Gjeologjistja Catherine Hickson e cila e vizitoi shpellën e para në shtator tha se zbulimi premton një kapitull të ri dramatik në historinë e zbulimit të shpellave në Kanada.
“Ishte absolutisht e mrekullueshme, menjëherë e kuptova që ishte shumë domethënëse”. tha ajo. Para se të bënte udhëtimin, Hickson dhe studiuesit e tjerë, përfshirë John Pollack, një ekspert shpellash, kaluan muaj duke studiuar imazhet satelitore dhe shkëmbinjtë në zonë.
Gryka e hyrjes në shpellë është rreth 100 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë, dhe ndërsa thellësia e saj është e vështirë të matet për shkak të mjegullës nga një ujëvarë, provat fillestare tregojnë se është e thellë të paktën 135 metra.
“Është në madhësinë e një fushe futbolli,” tha Hickson. “Pra, mendoni për një fushë futbolli dhe e vendosni atë fushë të futbollit në fund të saj, duke shkuar poshtë. Mendoni për këtë vrimë gjigante rrethore ose ovale që shkon poshtë dhe poshtë dhe poshtë. Është me të vërtetë e mahnitshme” vijoi ajo.
Shpella është nga më të njohurat për llojin e saj, me një shumëllojshmëri “karstash me shirita”, e cila është mermer e ndërthurur me lloje të tjera të shkëmbinjve të lashtë të oqeanit, tha ajo.
“Është në një zonë ku kjo madhësi e një shpelle është e pazakontë,” tha ajo. “Është një pikë referimi e rëndësishme – një tipar i rëndësishëm për kanadezët që të jenë krenarë.”
Edhe pse shpella është në një luginë të largët, të mbuluar me borë dhe akull për një pjesë më të madhe të vitit, Hickson tha se studiuesit po e mbajnë vendin e saktë një sekret në mënyrë që të ruajnë zonën unike.
Hickson tha se hetimet dhe hulumtimet e mëtejshme të shpellës dhe gjeografisë së saj unike ka gjasa të kryhen në vitin 2020, varësisht nga financimi.
“Ne mendojmë se gjithçka është e njohur dhe gjithçka është zbuluar, por këtu është një zbulim i madh që është bërë në botën e sotme dhe ka të ngjarë që kurrë nuk është parë më parë dhe sigurisht që nuk është eksploruar më parë”, tha ajo. “Është vetëm një mesazh se ende ka gjëra për të bërë dhe ende për t’u zbuluar”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.