Zbuloni në cilin kënd të botës jetojnë më shumë qenie njerëzore
Infodata nëpërmjet hartës së botuar nga Visual Capitalist, nga puna e përdoruesit Reddit OrneryThroa, e ka ndarë Tokën në katër pjesë të barabarta. Më specifikisht secila nga këto pjesë përbëhet nga 1.9 miliardë njerëz dhe vizualisht rezultati është si më poshtë:
Siç mund ta shihni, ekziston një zonë veçanërisht e mbushur me njerëz në botë por qartësisht e dukshme që është e përqendruar në një sipërfaqe dispoporcionale me numrin e popullsisë krahasuar me pjesën tjetër. Dhe është padyshim ajo që gjendet rreth Kinës dhe Indisë, dy vendet më të populluara të planetit. Në Indi është e mjaftueshme për të bashkuar Pakistanin (pa tensionet historike mes dy kombeve), Nepalin, Butanin, Mianmarin, Bangladeshin, Sri Lanka dhe Tajlandën për të arritur në shifrën prej 1.9 miliardë njerëzve. Kina, nga ana tjetër, i shërben pjesa tjetër e Azisë Juglindore, Koresë së Veriut dhe e gjithë Oqeania. Duke parë pjesën tjetër të botës, Europa ka nevojë për atë që mbetet nga Azia, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe bregun lindor të Afrikës. Kontinent që duhet t’i bashkohet dy Amerikave për të arritur pjesën e 25% të popullsisë së tokës.
Një ushtrim i vogël ndërmjet gjeografisë dhe matematikës, i cili megjithatë na tregon shumë për atë që ndodh dhe do të ndodhë në botë. Duhet vetëm të mendojmë për fjalën e ndotjes dhe çfarë pasojash mund të sjellë fakti që gjysma e popullsisë së tokës jeton në një zonë që është më e vogël se gjysma e sipërfaqes së tokës.
Burimi: Ilsole24ore
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.