Zero fonde për bujqësinë – Subvencionet për 2019, vetëm 4 mln euro për blegtorinë
Megjithëse një sektor që ka nevojë për mbështetje në rritje nga qeveria, për bujqësinë nuk do të ketë grante gjatë 2019-ës.
Ndryshe nga një vit më parë ku fondi ka qenë 20 milion euro, sivjet janë parashikuar vetëm 4 milion euro që do të shkojnë në mbështetje të blegtorisë.
Ulja drastike e fondeve është bërë për shkak të aplikimit të programit të BE-së, IPARD II, pavarësisht se është një projekt që ka rregulla të forta në përzgjedhje.
Sa i përket fondit të vitit që kalo prej 20 milionë eurosh, ato janë shpërndarë tek mbi 4 mijë fermerë përmes 54 masave mbështetëse.
Fondi prej 4 milionë eurosh pritet të miratohet së shpejti nga Këshilli i Ministrave bashkë me udhëzimet përkatëse për shpërndarjen e tij.
Aktualisht AZHBR po menaxhon edhe fondin prej 50.3 milion eurosh të thirrjes së parë të projektit IPARD II dhe pas mbylljes së aplikimeve më datën 30 Janar, ka nisur procesi i përpunimit të dosjeve të aplikantëve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.