Zgjatet afati për investimet strategjike – Ekonomi: Pandemia bllokoi projektet për vitin 2020, nga 2016 sollën 343 mln euro
Kuvendi ka miratuar të enjten shtyrjen për një vit të afatit të njohjes së projekteve strategjikë në ekonomi. Në mbrojtje të nismës, Deputetja e mazhorancës Milva Ekonomi, tha se për shkak të Pandemisë Covid 19 është krijuar një ngërç i fortë në paraqitjen dhe shqyrtimin e investimeve strategjike. Duke i dhënë një vit kohë, investitorët potenciale, do mund të hartojnë projektet e reja të cilat sipas Ekonomit janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.
Ajo tha se nga viti 2016, Shqipëria ka përfituar një total prej 343 milionë eurosh në formën e investimeve strategjike. Por nuk kanë qenë të këtij mendimi Deputetët e opozitës Halit Valteri dhe Artur Roshi.
Nisma për shtyrjen me një vit të paraqitjes së projekteve strategjike ju propozua Kuvendit nga dy deputetët e mazhorancës Milva Ekonomi dhe Ervin Bushati.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.