Zgjedhja Von der Leyen – Juncker: Proces jo-transparent. Unë isha “spitzenkanditati” i fundit
Presidenti i Komisionit Europian që po largohet, Jean-Claude Juncker, tha se procesi i caktimit të pasardhëses së tij, gjermanen Ursula von der Leyen, nuk ka qenë transparent. Ai shtoi se kjo përbën një tërheqje jo të mirëpritur nga praktika e zgjedhjes së kandidatëve kryesor të partive në parlament. “Procesi nuk ishte shumë transparent”, tha Juncker në një konferencë në Helsinki, duke i’u përgjigjur pyetjeve mbi mënyrën se si liderët e Bashkimit Europian zgjodhën këtë javë presidenten e ardhshme të krahut ekzekutiv të unionit.
Personat e nominuar kërkojnë miratim nga Parlamenti Europian. Jean-Claude Juncker shtoi se emërimi i tij 5 vite më parë ishte transparent, ndërkohë që u zgjodh nga liderët pasi bëri fushatë në zgjedhjet europiane. “Fatkeqësisht kjo nuk u kthye në traditë”, tha Juncker. Ai shtoi se ishte i pari dhe i fundit Spitzenkandidat, që është fjala gjermane për kandidatin kryesor në zgjedhjet e Bashkimit Europian.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.