Zgjedhjet e majit – Dorëhiqet ministrja franceze, kryeson fushatën europiane të Macron
Ministrja e çështjeve europiane të Francës do të japë dorëheqjen më vonë gjatë ditës së sotme, për të udhëhequr partinë e Presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e parlamentit të majit.
Sipas një burimi të qeverisë ministrja do të japë dorëheqjen për të qenë në krye të fushatës zgjedhore. Natalie Loiseau, një diplomate në karrierë e cila drejtoi shkollën e administratës ENA para se të bashkohej me qeverinë e Macronit, është kandidatja kryesore për zgjedhjet.
Largimi i saj nga qeveria me shumë mundësi do të çojë në një riorganizim të kabinetit.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.