Zgjedhjet evropiane: Çfarë të presim prej tyre?
Votimi për Parlamentin Evropian është në proces e sipër me 28 vende të BE-së që do të shprehin vullnetin e tyre këtë të dielë. Për të shmangur ndikimin e votuesve nga rezultatet e ndonjë vendi tjetër, çdo rezultat dhe sondazhet dalëse janë sekrete deri në natën e së dielës. Gjithashtu nuk mund të raportohet për rezultatet e projektuara. Por të dielën, gjithçka do të bëhet e njohur përgjatë disa orëve. Këto janë disa nga gjërat kryesore që mund të presim nga këto zgjedhje.
- Ka rëndësi të madhe dyshimi nëse në këto zgjedhje, dy partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë, Partia e Popullit Evropian (EPP) dhe Social Demokratët (S&D) do të ruajnë pozitat e tyre në parlamentin evropian apo jo. Ato zotërojnë diçka më shumë se gjysmën e parlamentin, por nëse kuota e tyre këto zgjedhje bie nën gjysmë, kjo do të thoshte një rritje të rëndësisë për partitë e vogla evropiane të cilat në të shumtën e rasteve janë radikalisht të pozicionuara në qendrimet e tyre. Ndryshe, një rënie e kuotës tradicionale të këtyre dy partive të mëdhaja në PE, do të thoshte një regres në pozitat e establishmentit evropian.
- Një tjetër çështje me rëndësi të madhe është futja e partive të ekstremit të djathtë në PE, të cilat deri më tani edhe kur kanë ekzistuar nuk kanë mundur të formojnë një grup parlamentar. Megjithatë kjo pritet të ndryshojë, pikërisht me Salvinin, i cili këto kohë është përpjekur shumë për të bashkuar të djathtën ekstreme evropiane, duke mbledhur partitë e djathta nga Italia, e deri në Finlandë. Formimi i një grupi parlamentar të së djathtës ekstreme në PE, do të përbente rrezik të madh për qëndrueshmërinë e vet BE-së. Me prioritet nga Salvini shihet dhe bashkimi me Orban, partia e të cilit në Hungari ka shumë kuota. Megjithatë, Orban ende nuk është shprehur lidhur me një bashkim të mundshëm me Salvinin.
- Rëndësi këto zgjedhje ka dhe fitimi i sa më shumë kuotave nga gratë në PE. Përfaqësimi i grave në PE, është rritur ngadalë, por qëndrueshëm, nga 15% në vitin 1974 në 37% në 2014-ën. Megjithatë, përveçse në PE, problematikë ngelet përfaqësimi i grave në ekzekutivin e Komisionit Evropian, ku pjesën më të madhe të pozicioneve kyçe e mbajnë burrat.
- Skandali austriak gjithashtu pritet të ndikojë shumë këto zgjedhje evropiane. Koalicioni që e djathta krijoi me konservatoret në Austri, u prit mirë nga Evropa, megjithatë, me daljen e skandalit që demaskonte liderin e së djathtës ekstreme, duket se koalicioni do ndryshojë, ashtu sikurse dhe sjellja e votuesve në zgjedhje.
- Makroni e ka shprehur hapur dëshirën e tij tanimë për ta vendosur Francën në qendër të lidershipit të BE-së. Ai vet ka shprehur vullnetin për të sulmuar qasjet euro-skeptike dhe për t’u përgjigjur për problemet e tjera që po ndesh Evropa. Pra me pak fjalë, ai aspiron të bëhet figura kryesore e Evropës, rol që deri tani e ka mbajtur Merkeli. Megjithatë, partia e tij e re (LREM) e ka për herë të parë kandidimin në zgjedhje evropiane dhe po haset me një përballje të vështirë kundër partisë ekstreme të së djathtës së Le Pen-it. Nëse kjo përballje rezulton në një disfatë për Makronin, sa do e vogël qoftë ajo, problemet e tij do shtohen akoma më shumë, përfshirë këtu dhe problemet që ka në shtëpinë e tij me protestat disa mujore të Jelek-Verdhëve. Megjithatë, edhe nëse partia e Makron fiton, ngelet pikëpyetja se me cilin grup parlamentar në PE do bashkohet ai.
- “Një valë e gjelbër” pritet të krijohet në PE, me votat e partive të vogla të majta që kanë në qendër të programit të tyre veprimtaritë kundër ngrohjes globale. Protestat në shumë vende të ndryshme të botës, mund të shihen si favorizuese për këto parti të majta. Shumë votues në Finlandë, Danimarkë dhe Suedi e shohin prioritare kauzën kundër ngrohjes globale, megjithatë, shihet me skepticizëm nëse do arrihet apo jo që kjo lëvizje ambientaliste të krijojë një rrymë parlamentare brenda PE-së. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.