Zgjedhjet franceze te tregjet-Deutsche Bank: Pavarësisht fituesit, aksionet në Europë do të “korrigjohen”
Pavarësisht se kush fiton në zgjedhjet presidenciale në Francë, titujt e kapitalit në Europë po shkojnë drejt një korrigjimi, thekson Deutsche Bank.
Kjo bën kontrast me shumë analistë në rajon, që presin një lehtësim te investitorët nëse Le Pen humbet zgjedhjet. Indeksi Stoxx 600 i Europës është rritur me 5.2% këtë vit dhe preku gjatë javës nivelin më të lartë në 16 muaj, për shkak të të dhënave optimiste mbi ekonominë.
Kjo i ka çuar vlerësimet 5% sipër vlerës së drejtë të llogaritur nga analistët e Deutsche Bank, gjë që nënkupton se do të ketë ende presione edhe nëse kandidatja anti-euro, Le Pen, humbe zgjedhjet.
Perspektiva e një fitoreje të Marine Le Pen ka frenuar marshimin e bursave europiane këtë vit.
Edhe pse sondazhet tregojnë se ajo do të humbasë në raundin e dytë më 7 Maj, investitorët janë ende të pasigurt duke marrë parasysh përmbysjen e pritshmërive në rastin e Brexit dhe Donald Trump.
Analistët e HSBC thonë gjithashtu se është koha për të mbyllur pozicionet me fitim, pasi aksionet në rajon janë të mbivlerësuara.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.