Zgjedhjet kanadeze kanë një “King Maker”! Trudeau fiton por humb mazhorancën
Partia Liberale e Justin Trudeau’s ka rifituar pushtetin pas një garë me rezultat të ngushtë në Kanada dhe tashmë ai do të jetë kryeministër i një qeverie pakice.
Liberalët projektohet të marrin 157 mandate , 13 mandate më pak nga sa duhet për të pasur mazhorancën çka parashikohet t’ia vështirësojë punën kryeministrit dhe qeverisë, sidomos në rastet e votimeve të projektligjeve.
Konservatorët opozitarë parashikohet që të fitojnë votën popullore por që kjo nuk përkthehet në mandate parlamentare për shkak të sistemit elektorale. Parashikimet janë që ata të marrin 121 mandate, 95 mandate më shumë nga sa kishin më parë.
Rezultatet e ngushta mes këtyre dy forcave kanë prodhuar një “king maker” në Kanada. Ai është Jagmeet Singh që drejton Partinë Demokrate të Re që edhe pse ka marrë më pak mandate se më parë, sërish pesha e tij në formimin e qeverisë është përcaktuese.
Partia separatiste e Quebec-ut “Bloc Quebecois” që konkurron në atë provincë parashikohet të marrë 32 mandate parlamentare, krahasuar me 10 mandate që mori në vitin 2015.
Zgjedhjet federale shihen si referendum për kryeministrin Trudeau që në mandatin e mëparshëm u përfshi në një skandal.
Trudeau erdhi në pushtet në vitin 2015 me premtimin për “ndryshim real”. Por pas 4 vitesh në pushtet, ai u përball me kritika lidhur me aftësitë e tij për të çuar përpara ndryshimet e premtuara.
Burimi:BBC
Përshtati në shqip:SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.