Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Presidenti i qendrës, Iohannis, fiton mandatin e dytë!
Presidenti i qendrës në Rumani, Klaus Iohannis, fitoi zgjedhjet, duke mposhtur lehtë rivalen socialiste, me premtime për të rifilluar reformat e gjyqësorit që janë ngadalësuar nga qeveritë Social Demokrate.
Iohannis vlerësohet se ka fituar 64-67% të votës, ndërsa ish-kryeministrja Viorica Dancila e social demokratëve, mori 33-36%.
“Fitorja sot është Rumania moderne, rumania europiane” tha Ihoannis në fjalimin e fitores. Nën qeverisjen e social demokratëve, Rumania, një vend anëtar i Bashkimit Europian, ka tërhequr masat anti-korrupsion në vitet e fundit.
Së bashku me homologët e tjerë ish-komunist si Polonia dhe Hungaria, vendi është kritikuar ashpër nga Brukseli për veprimet.
Megjithatë, 60-vjeçare Iohannis është pranuar nga aleatët perëndimorë dhe Bashkimi Europian, ndërkohë që është përpjekur të mbrojë sundimin e ligjit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.