Zgjedhjet, takim informues Policia e Shtetit dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Policia e Shtetit dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan një takim informues për masat që policia ka marrë gjatë fushatës zgjedhore, për sallën e komandës/kontrollit të ngritur për monitorimin e punës së policisë gjatë procesit zgjedhor, si edhe për prezantimin e Broshurës “Detyrat e Policisë së Shtetit gjatë Proceseve Zgjedhore”, e financuar nga Prezenca.
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, e falënderuan Prezencën e OSBE-së për mbështetjen e dhënë përgjatë viteve, sidomos gjatë proceseve zgjedhore, si një partner solid dhe një mik kritik. Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, e siguroi Policinë e Shtetit për mbështetjen dhe asistencën e mëtejshme të OSBE-së, ndërsa nënvizoi rolin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Në fund, ai iu tha pjesëmarrësve se iu takon qytetarëve dhe politikanëve shqiptarë të vendosin nëse këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.