Zgjedhjet “trondisin” ambasadorët – Takime urgjente, Borchardt: Vendosin institucionet shqiptare!
Ndërsa dita nisi me deklaratën e Presidentit Ilir Meta ku sqaronte zhdekretimin e zgjedhjeve dhe me mbledhjen Kryesisë së Partisë Socialistë, edhe vijimi ka qenë i vrullshëm, ku ambasadorët më të rëndësishëm në vend janë vënë në lëvizje.
Fillimisht ambasadorët kanë zhvilluar një takim me Kreun e Delegacionit të BE, Luigi Soreca dhe më tej janë pritur në zyrën e Kryeministrit Edi Rama ku kanë diskutuar për rreth 90 minuta mbi krizën në të cilën ndodhet politika aktualisht. Situata është komentuar nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, i theksoi se vendimi final u mbetet institucioneve shqiptare.
“Është çështje e parlamentit dhe e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet shqiptare do të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira ligjore. I sigurt që palët politike do të bëjnë më të mirën” -tha Brochardt.
Ndërsa na ndajnë edhe 20 ditë nga data që ishte përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, palët politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, ndërsa fushata e socialistëve vijon normalisht.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.