Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, KQZ: Të bëhet transparencë për financimin e partive politike
Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga procesi i zgjedhjeve vendore, kreu i KQZ ka bërë thirrje për transparencë sa i përket financimit të partive politike.
Në një dalje për mediat kreu i KQZ Klement Zguri ka kërkuar që të gjitha partitë të respektojnë Kodin Zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor të viti 2019.
KQZ ka hartuar module trajnimi jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj.
Në këtë kontekst Zguri ju ka bërë thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.