Zgjerimi i Unazës së Madhe – Banorët e Shkozës në protestë: Qeveria të na dëmshpërblejë ose vetëflijohemi
Banorët e zonës së Shkozës në kryeqytet kanë protestuar kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe”. Mjetet e rënda me të cilat do kryhet aksioni i prishjes së banesave, janë sjellë në zonë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, çka ka acaruar më shumë protestuesit të cilët shprehen se do të shkojnë deri në vetëflijim nëse hidhen në rrugë.
Banorët ankohen se askush nuk i ka njoftuar zyrtarisht për këtë, ata i kërkojnë qeverisë dhe bashkisë së Tiranës të devijojnë projektin ose t’i dëmshpërblejë. Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti demokrat Aldo Bumci. Rreth 160 shtëpi, disa të legalizuara dhe disa të tjera në proces, janë parashikuar të prishen në zonën e Shkozës në kryeqytet, aksion i cili ka nisur më herët dhe që po zhvillohet në mënyrë periodike.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.