Zgjidhet vonesa me 6 minuta e orës dixhitale në BE, shkaktuar nga mosmarrëveshja Kosovë-Serbi
Vonesa me 6 minuta e orëve dixhitale në Bashkimin Europian, si pasojë e mosmarrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë duket se më në fund ka marr një zgjidhje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Operatori Europian i Rrjeteve të Transmetimit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E) në një deklaratë këtë të martë.
26 anëtarët e ENTSO-E kanë kryer një skemë kompensimi për të kthyer frekuencën e rrjetit në Europë standardin e saj prej 50 Hertz (Hz) nga 49.996 Hz.
ENTSO-E tha se për të bërë këtë, operatorët e rrjetit kishin vënë më shumë energji në sistem, duke mbajtur një frekuencë mesatare elektrike në 50.01 Hz gjatë muajit mars.
Orët digjitale që përdorin rrymën elektrike për të mbajtur kohën filluan të ngadalësohen në fillim të këtij viti kur frekuenca në rrjetin e transmisionit të Evropës ra.
Kjo ishte shkaktuar nga një mungesë energjie që zgjati nga mesi i janarit deri në mars, pasi Kosova përdorte më shumë energji sesa prodhonte. Ndërsa Serbia, e cila është përgjegjëse për balancimin e rrjetit në Kosovë nuk kishte arritur ta mbushte këtë hendek.
Ngadalësohen orët me 6 minuta – Konflikti Kosovë-Serbi çorodit akrepat në Europë
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.