Zgjidhje për problemet ekonomike – Basha bashkëbisedon me banorët e Njësisë nr.7
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me banorët e njësisë nr.7 në kryeqytet ku është njohur nga afër me hallet dhe problemet e tyre.
Basha ka premtuar se pas 25 qershorit do të ketë ndryshime të rëndësishme sa i përket ekonomisë së tyre dhe të vendit.
Basha ka sjellë dhe një herë në vëmendje të qytetarëve planin e tij ekonomik, që parashikon ulje të taksave, ulje të TVSH-së, subvencione për fermerët të cilat do të mundësojnë gjallërimin e ekonomisë shqiptare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.