“Zhbllokohet” Kuvendi i Kosovës, Kadri Veseli sërish kryetar i Parlamentit: Të shtunën votohet qeveria
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, është zgjedhur sërish kryetar i Kuvendit të Kosovës. Zgjedhja e tij u bë pas shtatë përpjekjesh në 3 muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Gjatë votimit në sallë ishin 114 deputetë, ku votuan pro Veselit 62 prej tyre, ndësa 52 të tjerë u shprehën kundër.
Po kështu në seancën e sotme janë zgjedhur edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit. Konkretisht, Kujtim Shala nga LDK, Aida Dërguti nga VV, Xhavit Haliti nga PDK, janë tre nënkryetarët e zgjedhur sot në Parlament.
Zgjedhja e tyre u bë pas konfirmimit të Kadri Veselit në krye të Parlamentit të Kosovës.
Ndërkohë, në fjalën e parë si kryetar i rizgjedhur i Kuvendit, Veseli bëri thirrje për bashkëpunim mes forcave politike, dhe paralajmëroi se të shtunën do të votohet qeveria.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.