“Zhduket” industria e duhanit – Analiza në 14 vite, 2018-ta rezulton më i keqi
Vitit 2018 ka qenë më i keqi për industrinë e duhanit, duke bërë që të quhet një industri në zhdukje. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se që nga vitit 2005 e deri në 2018-ën, sasia e grumbullimit të duhanit të kultivuar në vend ka pasur luhatje të shumta, por asnjëherë nuk e ka arritur në mbi 2400 ton. Vitin që lam pas janë grumbulluar vetëm 413 ton, çka bën që të jetë sasia më e ulët e kultivuar dhe grumbulluar në 14 vite. Duke analizuar shifrat, referuar periudhës 2005-2013, vitet me problematike janë 2009-ta dhe 2012.
Ndërsa më pas duket sikur industria është ringjallur, duke arritur pikun në 2014-ën, për të pësuar një rënie drastike në dy vitet e fundit. Mesa duket këto shifra kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe atë të Bujqësisë, të cilat kanë urdhëruar ngritjen e një grupi pune me bazë të gjerë që do të analizojë, shqyrtojë dhe përgatisë rekomandime për rregullimin e kultivimit, grumbullimit, shitjes dhe politikave fiskale për mbështetjen e industrisë së duhanit. Rekomandimet duhet të dorëzohen deri më datën 30 Qershor.
Kultivimi dhe tregtimi i duhanit është i zhvilluar në disa zona të vendit, si në Shkodër apo dhe në zonën e Dumresë në Elbasan. Por vështirësitë në kanë qenë të mëdha, pasi ka pasur mungesë vëmendje nga qeveria edhe pse industria e duhanit krijon të ardhura për mijëra familje në këto zona. Ndërkaq tregu mbizotërohet nga importi, ku vetëm për vitin që lam pas janë importuar 7.4 mld lekë cigare.
Viti Sasia e grumbulluar/ TON
2005 1165
2006 1432
2007 1794
2008 1040
2009 690
2010 1156
2011 1296
2012 934
2013 1390
2014 2312
2015 1889
2016 1043
2017 600
2018 413
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.